Saga e konfliktit mes Kylian Mbappé dhe Paris Saint-Germain (PSG) vazhdon të thellohet, me akuza dhe përgjigje të ndërsjella. Problemet e filluara në verë 2023 u intensifikuan pas vendimit të klubit për të përjashtuar vëllanë e Mbappé, Ethan, nga ekipi, duke e lënë atë të qante në dhomat e zhveshjes. Kjo situatë nxiti Mbappé të angazhohej në një luftë ligjore që ka rezultuar në një dëmshpërblim prej 55 milion eurosh, pas një vendimi fillestar që dënoi PSG-në.
Posted inSport


