Një incident i paprecedentë ndodhi në kufirin e Kapshticës, ku autoritetet greke penguan grupe xhirimi televizivash, përfshirë ekipet e Tv Klan dhe A2CNN, që donin të ndiqnin takimin e kryeministrit Edi Rama në Selanik. Grekët bllokuan kalimin për shkak të mungesës së një leje të posaçme nga Ministria e Jashtme greke, pavarësisht se ekipet e mediave kishin udhëtuar më parë pa probleme. Gazetarja Elja Zotka shprehu shqetësimin dhe paqartësinë për këtë situatë.
Posted inKryesore


