Një 41-vjeçar, Mandi Qori, është arrestuar në Tiranë pas një tentative vrasjeje. Ai akuzohet për goditjen me thikë të Eri Drizës më 19 shtator, pas një konflikti të vogël. Gjykata kishte vendosur “Arrest në burg” për akuzat e “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë dhe për mbajtjen pa leje të armëve të ftohta. Operacioni policor “Wanted 3” qoi në kapjen e tij, dhe materialet iu kaluan Prokurorisë.
Posted inKryesore


