Një 21 vjeçar shqiptar është goditur me thikë në periferi të Milanos, duke marrë dy plagë, përfshirë një në qafë. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Niguardës, por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 të 2 nëntorit dhe deri tani nuk ka detaje të qarta mbi dinamikën e saj. Policia ka nisur hetime për të identifikuar autorin e sulmit.
Posted inKryesore


