Nga e hëna, autoritetet italiane do të rinisin operacionin për akomodimin e emigrantëve të paligjshëm në kampin e Gjadrit në Lezhë. Anija “Libra” e marinës italiane do të sjellë refugjatë nga Mesdheu në portin e Shëngjinit, deri në shqyrtimin e kërkesës së azilit. Një vendim gjykate kishte bllokuar më parë këtë operacion, duke detyruar kthimin 14 emigrantëve në Itali. Qeveria Meloni ka aktualizuar listën e vendeve të sigurta për të lehtësuar procedurat.
Posted inKryesore


