Një aksident automobilistik ka ndodhur në Gjirokastër, ku automjeti i Policisë Kufitare është përplasur me një tjetër mjet. Në aksident u lëndua lehtë shefi i stacionit kufitar të Kakavijës, Arben Meta, i cili u dërgua për mjekim në spital. Ngjarja ndodhi në aksin Gjirokastër-Tepelenë dhe policia rrugore po heton shkaqet e aksidentit.
Posted inKryesore


