Në një ditë të madhe për sportin shqiptar, me Ertjan Kofshën që fitoi medalje ari dhe dy argjendi në Europianin e të rinjve në Poloni, ndodhi një incident i shëmtuar në Tiranë. Peshëngritësja Enkileda Carja dhe trajnerja e saj, Eglantina Kalemi, denoncuan se ishin ndaluar të stërvitin në palestrën e Kombëtares pasi ata gjetën braven e ndryshuar. Kalemi e përshkroi si hakmarrje nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes, duke kërkuar mbështetje.
Posted inKryesore


