Ndeshja e Premier League mes Manchester United dhe Chelsea përfundoi në barazim 1-1. Pjesa e parë kishte shumë raste shënimi, por asnjë gol. Bruno Fernandes shënoi për United në pjesën e dytë, ndërsa Chelsea barazoi me Caicedon. Pas këtij rezultati, Chelsea ngjitet në vendin e katërt, ndërsa Manchester United bie në vendin e 13-të.
Posted inSport


