Një Mercedes Benz C-Class ka marrë flakë në Berat, teksa qarkullonte drejt Urës së Varur. Flakët filluan nga kofanoja dhe përfshinë të gjithë automjetin. Drejtuesi, 24 vjeç nga fshati Tapi, doli menjëherë nga mjeti. Forcat e policisë dhe zjarrfikësit arritën shpejt në vendngjarje dhe shuan zjarrin që kishte përfshirë makinën.
Posted inKryesore


