Kombëtarja shqiptare e Futsallit fillon grumbullimin për dy ndeshje miqësore me Belgjikën më 5 dhe 6 nëntor në “Alfasun Indoor Arena” në Roosdaal. Trajneri Erind Resuli ka ftuar 14 lojtarë për këto ndeshje, që janë të rëndësishme për vlerësimin e ekipit para kualifikimeve të Kampionatit Europian të Futsallit. Shqipëria ndodhet në grupin 6 me Danimarkën, Armeninë dhe Kazakistanin, me ndeshjet kualifikuese që do të zhvillohen nga 9 dhjetor 2024 deri në 16 prill 2025.
Posted inSport


