Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali pas kapjes së 40 kilogramëve kokainë të fshehur në një kontejner me banane. Ata janë 49-vjeçari Alfons Teqa, 30-vjeçari Athanas Xhuveli dhe 36-vjeçari Rushan Kanushi. Ajo ngarkesë kishte mbërritur nga Ekuadori, dhe vlera e saj në treg arrinte deri në 3 milionë euro. Operacioni u realizua nga Guardia di Finanza dhe Agjencia e Doganës, ndërsa të arrestuarit mohojnë akuzat.
Posted inKryesore


