Egnatia ka përfunduar krizën e rezultateve, duke fituar ndaj Tiranës, skuadrës që nuk e kishin mundur asnjëherë në fushën e vet. Pas tri javësh pa fitore, suksesi erdhi përmes golit të Ndrecës, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme. Nga ana tjetër, Tirana pëson humbjen e dytë radhazi dhe rrezikon të zbresë në zonën e ftohtë, duke u renditur e shtatë në tabelë.
Posted inSport


