Egnatia ka fituar 1-0 kundër Tiranës, duke u rikthyer pas tre javësh pa fitore. Goli i Edison Ndrecës në minutën e 40′ siguroi 3 pikët e rëndësishme, duke thelluar krizën e Tiranës në Kategorinë Superiore. Egnatia kontrolloi ndeshjen, duke shmangur rreziqet dhe duke përmirësuar renditjen në 19 pikë, ndërsa Tirana mbetet me vetëm 11 pikë pas 12 javësh, duke mos fituar në 5 ndeshjet e fundit.
Posted inSport


