Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut në ndeshjen e javës së 12-të, duke u ngjitur përkohësisht në krye të Superiores. Golat e Balaj dhe Dodaj brenda pesë minutash në pjesën e parë i dhanë Vllaznisë një avantazh të qetë. Edhe me mungesa në mbrojtje, skuadra menaxhoi lojën dhe ruajti portën e paprekur. Balaj vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë dhe sukseset e tij janë kyçe për Vllazninë, ndërsa Skënderbeu mbetet në zonën e rrezikut.
Posted inSport


