Sot u organizua një debat publik në Kuvendin e Shqipërisë mbi “Integritetin e Administratës Publike dhe Ofrimin e Shërbimeve Digjitale për parandalimin e Korrupsionit.” Qëllimi ishte konsultimi i një dokumenti analitik me ekspertë nga institucione shtetërore, shoqëria civile dhe ndërkombëtarë. Diskutimet u përqendruan tek etika, integriteti, shërbimet digjitale dhe nevojat për reforma ligjore për të përmirësuar transparencën dhe për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit.
Posted inKryesore


