Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Krujë, konkretisht në fshatin Larushk, rreth orës 00:15 të 3 nëntorit 2024. Një banor njoftoi policinë pasi dëgjoi të shtëna pranë shtëpisë së tij. Grupi hetimor zbuloi një dëmtim në dritaren e tualetit, dyshohet i shkaktuar nga një plumb. Policia, nën drejtimin e Prokurorisë, po heton ngjarjen për të identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar.
Posted inKryesore


