Pas javës së 12-të të Abissnet Superiore, trajnerët e ekipit kombëtar kanë përzgjedhur formacionin më të mirë dhe trajnerin e javës. Ilir Daja nga Dinamo City është shpallur trajneri më i mirë. Formacioni përfshin portierin Kristi Qarri (Vllaznia), mbrojtësit Jorgo Meksi (Dinamo City), Edison Ndreca (Egnatia), Marin Abazaj (Bylis), dhe Samuel Opeh (Laçi), si dhe mesfushorët Matias Lloci, Kleandro Lleshi, dhe Regi Lushkja. Në sulm janë Baton Zabërgja, Dejvi Bregu dhe Kevin Dodaj.
Posted inSport


