Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë raundin e parë të kualifikuesve për Euro 2025 për moshën U-19 në Shqipëri, në datat 13, 16 dhe 19 nëntor. Kombëtarja U-19 e Shqipërisë, drejtuar nga Julian Ahmataj, do të garojë në grupin 11 përballë Izraelit, Danimarkës dhe Irlandës së Veriut. Ndeshjet do të zhvillohen në “Elbasan Arena” dhe stadiumet e tjera përkatëse. Shqipëria fillon me Izraelin më 13 nëntor.
Posted inSport


