Maqedonia e Veriut ka ulur çmimin e naftës në 120 lekë për litër, duke u bërë vendi me çmimin më të ulët në rajon, përballë Shqipërisë që ka çmimin më të lartë me 175 lekë. Edhe pse çmimi global i naftës ka rënë, ulja nuk është reflektuar ende në tregun shqiptar. Ekspertët parashikojnë ulje të mëtejshme të çmimeve deri në fund të vitit, për shkak të stabilizimit të tregjeve pas ndikimeve globale. Benzina gjithashtu ka pësuar ulje.
Posted inKryesore


