Stuhitë e Atlantikut, që po godasin Gadishullin Iberik me përmbytje dhe viktima, pritet të arrijnë në Shqipëri në mes të nëntorit. Meteorologja Tanja Porja paralajmëroi reshje intensive nga 11 deri më 14 nëntor, me 50-70 mm brenda 3 orësh, duke rritur rrezikun për përmbytje. Shqipëria dhe tre vendet fqinje do të përballen me stuhi dhe rrebeshe, në një kohë kur territori është i thatë dhe absorbtimi i ujit është i pamundur.
Posted inKryesore


