Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënime për tre anëtarë të grupit kriminal “Plumbi i Artë” që u gjykuan me procedurë të shkurtuar. Ilirjan Feçi dhe Agim Gjini rrezikojnë 10 vite burg, ndërsa Elvis Koçi 7 vite. Mbrojtja e të pandehurve dhe shpallja e vendimit do të ndodhin në seancën e radhës. Pjesa tjera e grupit, përfshirë Nuredin Dumanin, vijon gjykimin për akuza më të rënda. Operacioni u zhvillua në mars 2022.
Posted inKryesore


