Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq, me tre të plagosur. Mjeti i një shoferi ka dalë nga një rrugë dytësore dhe ka shkaktuar një përplasje me një automjet tjetër, i cili po lëvizte për të shmangur një goditje. Të dy mjetet përfunduan në kanal. Të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.
Posted inKryesore


