Kosta Nako, 35 vjeç, humbi jetën në një aksident tragjik në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec. Ai po drejtonte një “Chevrolet” kur u përplas me një kamion, duke rezultuar në përmbysjen e të dy mjeteve. Nako u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa pasagjeri E. Dh. u dërgua gjithashtu për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po heton shkakt e aksidentit.
Posted inKryesore


