Neim Avdulaj, i dënuar me 17 vite burg për grabitjen e dy bankave, është futur në regjimin e ashpër 41 biss në burgun e Peqinit, pas kërkesës së Drejtorisë së Burgjeve dhe miratimit nga SPAK dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Ai ishte pjesë e një grupi që grabiti 2.7 mln euro në Rinas dhe dyshohet për dy grabitje të tjera në 2015. Avdulaj u arrestua në 2017 në kuadër të operacionit “Patriot”.
Posted inKryesore


