Ish-presidenti Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg, ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke e quajtur rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë të merituar. Në një postim në Facebook, ai shpreh besimin se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një mbështetje e rëndësishme për popullin shqiptar, duke theksuar angazhimin për forcimin e partneritetit dypalësh në siguri dhe NATO.
Posted inKryesore


