Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari nga seanca e 19 nëntorit, duke argumentuar se ishte e pabazuar ligjërisht. Në këtë seancë do të shqyrtohet kërkesa e Berishës për rrëzimin e masave të vendosura nga GJKKO ndaj tij, të cilat ai i konsideron të paligjshme për shkak të mandatit parlamentar. Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” që nga dhjetori i kaluar për hetime lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Posted inKryesore


