Qeveria krijoi shoqërinë aksionare “Enti Kombëtar i Operimit Rrugor” (EKORR), me kapital 100% shtetëror dhe fillestar 50 milion lekë, për të ofruar shërbime operimi dhe mirëmbajtjeje për rrugët me pagesë. Ministria e Infrastrukturës do të përfaqësojë shtetin si pronar të aksioneve. EKORR do të menaxhojë tarifat, biletat dhe sistemet elektronike, dhe do të financohet nga të ardhurat nga shërbimet e saj, si dhe burime të tjera ligjore.
Posted inKryesore


