Një rrjet kriminal shqiptar që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali u çmontua nga Policia Financiare e Milanos. Gjatë 6 muajve, grupi kreu trafikim droge me vlerë 5 milion euro, kryesisht kokainë. Policia shqiptare arrestoi dy persona për ekstradim në Itali, të akuzuar për trafik narkotikësh nga Gjykata e Firences. Hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Interpolin për sjelljen e tyre në drejtësi.
Posted inKryesore


