Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në zonën e “Don Boskos” në Tiranë rreth orës 20:00, i cili dyshohet se ka ndodhur pranë një vile. Ngjarja u raportua rreth orës 19:50 në oborrin e një banese në ndërtim, duke shkaktuar dëme në xhamat e një ndërtese tjetër. Grupi hetimor është në vendngjarje për të hetuar rrethanat e shpërthimit, i cili duket se është shkaktuar nga lëndë plasëse ose piroteknike.
Posted inKryesore


