Qeveria ka miratuar një shtesë prej 20.9 milion lekësh në buxhetin e vitit 2024 për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e cila do të përdoret për shpenzime përgatitore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Fondi do të mbulohet nga rezervat e buxhetit të shtetit. Kërkesa për një fond më të madh, prej 4.6 miliardë lekësh, është bërë më parë nga KQZ për teknologjinë e votimit dhe shpërblimet e anëtarëve të komisioneve.
Posted inKryesore


