GJKKO ka refuzuar kërkesën e Nezar Seiti, i njohur si “financieri i Habilajve”, për zëvendësimin e masës së sigurisë. Seiti e parashtroi kërkesën më 31 tetor 2024, por Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr. 620, datë 07.11.2024, e shpalli atë të pavlefshme. Kërkesa për ankim ka një afat prej 5 ditësh pas komunikimit të vendimit.
Posted inKryesore


