Sot është emëruar prefekt i Qarkut Fier, Arben Cuko, ish-deputet i PS dhe ish-drejtor i burgjeve. Ai u arrestua në tetor 2018 gjatë operacionit “VOL-VO 4”, përfshirë në përgjimet e grupit “Avdylaj”. Në këto përgjime u zbulua se ai kishte favorizuar një të dënuar për transferim dhe u akuzua për korrupsion lidhur me shoferin e tij, i cili dyshohej se kishte marrë para për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.
Posted inKryesore


