Vrasja e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit, ishte planifikuar nga Astmer Bilali dhe Behar Bajri që në gusht 2020. Bisedat në aplikacionin “Sky” zbulojnë se ata diskutonin për kapjen dhe eliminimin e Hamzës. Vrasja ndodhi në 30 tetor 2024 në Dobraç, duke lënë të vdekur dhe Arlind Bushatin dhe një çift të pafajshëm. Hetimet lidhin ngjarjen me hakmarrjen për vrasjen e të afërmve të Bilalit. SPAK pritet të angazhohet për hetimin.
Posted inKryesore


