Deputetja Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë ka kërkuar në Kuvend informacion për policët e përfshirë në arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Ajo e akuzoi Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, për trajtim çnjerëzor dhe shkelje të të drejtave kushtetuese. Xhixho paralajmëroi se nëse nuk marrin emrat e policëve deri sot, do të iniciojnë kallëzim penal. Ajo kërkoi përgjegjësi për këtë operacion dhe emrat e atyre që e urdhëruan arrestimin.
Posted inKryesore


