Apeli i GJKKO-së ka dënuar ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, me 6 vite e 8 muaj burg dhe ish-deputetin Alqi Bllako me 2 vite e 8 muaj, të dy për lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit. Gjykata ka sekuestruar 18.9% të aksioneve të Kokes në një kompani pijeve. Të dy po ashtu përballen me akuza lidhur me inceneratorët e Fierit dhe Tiranës, ndërsa Bllako nuk do të lejohet në poste publike për pesë vjet.
Posted inKryesore


