Apeli i Gjykatës së Posaçme shpalli vendimin për 16 persona akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal lidhur me kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve. Saimir Kurti dënohet me 12 vjet e 6 muaj, por do të vuajë 8 vjet e 4 muaj. Disa dënime u përmirësuan, disa u lënë në fuqi, dhe një rast u pushua për shkak të vdekjes së të pandehurit. Çështjet për konfiskimin e pasurive do të rishikohen.
Posted inKryesore


