Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, publikoi listën me 28 lojtarët e ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve në nëntor, ku Shqipëria do të përballet me Çekinë dhe Ukrainën më 16 dhe 19, në “Air Albania”. Kombëtarja renditet e treta me 6 pikë, pas Çekisë me 7 dhe Gjeorgjisë, duke lënë pas Ukrainën. Grumbullimi i lojtarëve nis të dielën, ndërsa përgatitjet zyrtare fillojnë të hënën. Mungon sulmuesi Broja në këtë listë.
Posted inSport


