Drejtoria e Tatimeve ka paralajmëruar 37,331 tatimpagues me risk për mosdeklarimin e pagave reale të punonjësve, duke i kërkuar të korigjojnë informacionin deri më 20 nëntor. Subjektet që nuk veprojnë do të kenë kontroll sistematik. Ata që kanë një përqindje të lartë të punonjësve me paga minimale dhe të specializuar do të monitorohen. Në përgjigje të njoftimeve, rreth 9,000 biznese kanë rregulluar deklaratat e tyre dhe kanë rritur fondin e pagave me 1.25 miliard lekë.
Posted inKryesore


