Protesta para Bashkisë së Tiranës është mbyllur, ku përfaqësues të PD-së kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e akuzuar për korrupsion. Tedi Blushi, nga Partia e Lirisë, e kritikoi SPAK-un si institucioni të partishëm, ndërsa ekonomisti Dorian Teliti ftoi qytetarët të ndalojnë korrupsionin. Aktivistja Adriana Kalaja solli sapun si simbol kundër korrupsionit, duke akuzuar Veliaj dhe Ramën për shkatërrimin e familjeve dhe Shqipërisë.
Posted inKryesore


