Policia federale arrestoi një 21-vjeçar shqiptar në Aachen, pas dyshimeve për hyrje të paautorizuar nga Kroacia. Gjatë kontrollit, iu gjetën 105 gram kokainë, me vlerë mbi 5000 euro. Ai u akuzua për hyrje të paligjshme dhe shkelje të ligjit për narkotikët, dhe pas marrjes në pyetje, u dërgua në arrest. Më pas, gjykata vendosi masën e paraburgimit për të.
Posted inKryesore


