Shqipëria U-19 fillon nesër grumbullimin për kualifikimet e Kampionatit Europian 2025. Trajneri Julian Ahmataj publikoi listën me 22 lojtarë, prej të cilëve 13 luajnë në klube të huaja. Grumbullimi do të realizohet në Durrës, përpara ndeshjeve më 13, 16 dhe 19 nëntor kundër Izraelit, Danimarkës dhe Irlandës së Veriut, të gjithë në Elbasan Arena, pjesë e grupit 11.
Posted inSport


