Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e gjyqtarit Florian Kalaja për të hetuar së bashku në dosjen e “Onkologjikut” ish-zëvendësdrejtore Brikena Qirjazi dhe specialisten Drilona Kishta. Në seancën e 17 shtatorit, u vendosën ndryshime në masat e sigurisë për disa mjekë të akuzuar. Arresti në shtëpi mbetet për Edmond Gashin, ndërsa për Florjan Markun ndryshohet në “detyrim për t’u paraqitur”. Apeli hoqi masat për Qirjazin dhe tërhoqi vëmendjen për hetimet e paqëndrueshme mbi menaxhimin e burimit të “Kobaltit”.
Posted inKryesore


