Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje të rëndësishme në Nations League, kundër Çekisë më 16 nëntor dhe Ukrainës më 19 nëntor, të dyja në “Air Albania” në orën 20:45. Trajneri Sylvinho ka ftuar 28 lojtarë për këto ndeshje, duke përfshirë disa me probleme fizike e kartona. Mungesa e madhe do të jetë sulmuesi Mirlind Daku. Përgatitjet fillojnë të hënën, me lojtarët që pritet të arrijnë në Tiranë nga nesër.
Posted inSport


