Në javën e 12-të të Serie A, Juventus mundi Torinon me rezultat 2-0, duke fituar derbin e Mole-s për herë të 159-të. Torino vazhdon krizën, me humbjen e gjashtë në shtatë ndeshje. Goli i parë u shënua nga Weah në minutën e 18′ dhe Yildiz vulosi rezultatin në minutën e 85′. Me këtë fitore, Juventusi arrin në 24 pikë, duke u barazuar me Interin. Ndërkohë, Milani barazoi 3-3 me Cagliari në një ndeshje spektakolare.
Posted inSport


