Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ruhan Hirajt, anëtar i “Grupit të Zjarrit”, i dënuar me 15 vjet burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ndodhur në qershor 2015. Një operacion policor në Lazarat për kapjen e drogës rezultoi fatal për Bashën, pas një shkëmbimi zjarri. Hiraj, i akuzuar për vepra të ndryshme penale, u ekstradua nga SHBA pas ngjarjes.
Posted inKryesore


