Inceneratori i Elbasanit është përfshirë nga flakët që nga ora 05:00 e mëngjesit, duke u shtrirë në një sipërfaqe të madhe. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por dyshimet bien mbi zjarrvënie. Një shtëllungë tymi dhe erë e keqe nga djegia e mbetjeve kanë përfshirë lagjen përreth, duke rrezikuar shëndetin e banorëve. Zjarrfikësit janë duke punuar për të shuar flakët, ndërsa inceneratori ka pësuar incidente të ngjashme në vitet e fundit.
Posted inKryesore


