Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Vlorë-Fier, në Bestrovë, ku një Porsche u përplas me barrierën mbrojtëse, shkaku që tre persona ndodheshin në automjet. Njëri prej tyre u plagos rëndë dhe u dërgua në spitalin e Vlorës. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa një pjesë e rrugës është bllokuar për qarkullim.
Posted inKryesore


