GJKKO ka caktuar arrest me burg për Leonard Luzin, 47 vjeç, i akuzuar për organizimin e vrasjes së Inez Hajrullës dhe Evis Matodashajt, një krim i parandaluar nga policia. Luzi, me pseudonimin “Daku”, është i njohur për lidhje me krimin dhe shok me Amarildo Nikollin, i cili po ashtu ka precedentë kriminalë dhe u arrestua me armë gati për përdorim.
Posted inKryesore


