Tirana, nën drejtimin e teknikut të ri Gugash Magani, shënoi një fitore të rëndësishme 4-0 ndaj Bylisit në ndeshjen e parë me të në pankinë. Pas një pjesë të parë ku dominuan, por me vetëm një gol, bardheblutë shfrytëzuan më shumë hapësirën në të dytën për të thelluar rezultatin. Magani u shpreh se nuk e priste një fitore kaq të thellë, ndërsa trajneri Dede e pranoi përgjegjësinë për humbjen e thellë të Bylisit.
Posted inSport


