Brice Tchantchou, një 21-vjeçar nga Luksemburgu, u arrestua në aeroportin e Rinasit pasi u gjetën 26.7 kg kanabis në bagazhet e tij. Ai dyshohet se ka trafikur këtë sasi lënde narkotike nga Dubai. Operacioni, i koduar “Fluturimi”, u realizua nga komisariati i policisë Rinas dhe autoritetet doganore, mbështetur nga informacione të inteligjencës policiore. Ndërkohë, po vazhdon identifikimi i individëve të tjerë të përfshirë.
Posted inKryesore


